Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL

hmgroup· H&M
Apply Now ↗

About this role

Company Description

Job Description

Qualifications

Additional Information

ÇFARË DO TË BËSH​
Si Asistent i shitjes, do të luash një rol kyç në krijimin e një përvoje të shkëlqyer për klientët. Do të mirëpresësh klientët, do t'i udhëzosh ata në dyqan dhe do t'i ndihmosh të gjejnë atë që u nevojitet, ndërsa u prezanton produktet tona. Duke vepruar në përputhje me vlerat tona, do të kontribuosh si për suksesin tënd ashtu edhe për suksesin e kompanisë.

Çfarë do të bësh:

  • Ndaji njohuritë e tua për modën dhe produktin që t'i ndihmosh klientët të bëjnë zgjedhje të informuara.
  • Bashkëpuno me ekipin tënd për të ofruar shërbime të shkëlqyera në çdo hap të rrugëtimit të klientit
  • Sigurohu që pavijoni i shitjeve dhe zona e pasme të jenë të furnizuara mirë, të organizuara dhe tërheqëse.
  • Ndihmo në hapjen dhe mbylljen e dyqanit.
  • Përfaqëso pozitivisht veten dhe markën gjatë gjithë ndërveprimeve me klientët.

ME KË DO TË PUNOSH​

Dyqanet tona janë zemra e kompanisë sonë, ku klientët e provojnë markën tonë në vetë të parë. Si pjesë e ekipit dinamik të dyqanit, çdo pozicion – nga këshilltarët e shitjeve, menaxherët e departamenteve, menaxherët e dyqaneve dhe ekipi i tregtimit vizual deri tek përgjegjësi i arkës (Cash Office Responsible) – kontribuon në krijimin e një mjedisi frymëzues dhe mikpritës. Do të lidhesh gjithashtu me ekipin e zonës më të gjerë, duke bashkëpunuar nëpër dyqane për të ndarë njohuri dhe për të arritur sukses së bashku. Së bashku me ekipin tënd, do të luash një rol thelbësor duke i ndihmuar klientët që të ndihen të sigurt dhe të shprehin individualitetin e tyre me tendencat më të fundit dhe stilet që i mbijetojnë kohës. Përmes krijimit të lidhjeve domethënëse me klientët në dyqanet tona, ne e bëjmë modën të disponueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë.

KUSH JE TI​

Po kërkojmë persona me …

  • Përvojë në shërbimin ndaj klientit në fushën e modës, shitjes me pakicë ose fusha të ngjashme, që do të konsiderohet si avantazh.
  • Pasion për të ndihmuar klientët dhe të interesuar për modën ose shitjen me pakicë. Të tjerat ua mësojnë ne!

Dhe njerëz që janë …

  • Që shkëlqejnë në mjedise bashkëpunuese dhe dinamike.
  • Komunikues, kreativ, kureshtarë për të punuar me teknologjinë e dyqaneve, me një dëshirë të fortë për të mësuar dhe për t'u zhvilluar.
  • Fleksibël dhe të orientuar drejt veprimit.

KUSH JEMI NE​

H&M Group është një kompani globale e markave të fuqishme të modës dhe iniciativave të guximshme. Qëllimi ynë është të provojmë se nuk ka kompromis midis dizajnit të jashtëzakonshëm, çmimeve të përballueshme dhe zgjidhjeve të qëndrueshme. Ne duam ta bëjmë modën të prekshme për të gjithë, ndaj klientët tanë janë në qendër të çdo vendimi që marrim.​

​Ne jemi të përbërë nga mijëra kolegë të pasionuar dhe të talentuar që na bashkon kultura dhe vlerat tona të përbashkëta. Së bashku, ne duam ta përdorim fuqinë tonë, shkallën dhe njohuritë tona për ta shtyrë industrinë e modës drejt një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. ​

​PSE DO TË TË PËLQEJË TË PUNOSH KËTU ​
Në H&M Group, ne jemi krenarë që jemi një kompani e gjallë dhe mikpritëse. Ne u ofrojmë punonjësve tanë përfitime tërheqëse me mundësi të shumta zhvillimi në mbarë globin. ​

  • 25% Zbritje për stafin në të gjitha markat tona të H&M Group, si në dyqane ashtu edhe në internet (H&M, COS, Weekday, Monki, H&M HOME, & Other Stories dhe ARKET).​
  • H&M Incentive Program – HIP. Mëso më shumë rreth programit këtu.​
  • Program i referimeve
  • Sigurim shëndetësor privat
  • Shtesë për transport
  • Shpërblim për shërbim afatgjatë
  • Kupon dhuratë për lindjen e fëmijës
  • Leje prindërore (për baballarët)
  • Shpërblim për pensionim

BASHKOHU ME NE​

Veçantia jonë vjen nga një kombinim i shumë gjërave - kultura jonë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese, vlerat tona të forta dhe mundësitë për rritje. Por mbi të gjitha, janë njerëzit tanë ata që na bëjnë ata që jemi.​

​Hidhe hapin e radhës në karrierën tënde së bashku me ne. Udhëtimi fillon këtu.​

* Ne jemi të përkushtuar për një proces rekrutimi të drejtë, të barabartë dhe të bazuar në kompetencë. Prandaj të kërkojmë të mos bashkëngjitësh një letër motivimi në aplikim

Videos To Watch

Frequently Asked Questions

Is the salary disclosed for the Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL position at hmgroup?
The salary for this Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL role at hmgroup is not publicly listed. Click "Apply Now" to learn more about the compensation package on their official careers page.
Where is the Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL position at hmgroup located?
This Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL role at hmgroup is based in Qarku i Tiranës, Tiranë, Tiranë, Qarku i Tiranës, Albania, al. The position is listed as on-site or hybrid. Check the full job description or apply directly to confirm the work arrangement.
Is the Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL role at hmgroup full-time or part-time?
This is listed as a Part time position. It is posted as a Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL role in the H&M department at hmgroup.
Which team or department does the Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL at hmgroup belong to?
This Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL position is part of the H&M department at hmgroup. See the full job description for more information about the team structure and responsibilities.
How do I apply for the Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL position at hmgroup?
Click the "Apply Now" button on this page. You will be redirected to hmgroup's official application portal hosted on smartrecruiters where you can submit your application directly.
When was the Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL job at hmgroup posted?
This Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL position at hmgroup was posted on May 29, 2026. Apply as soon as possible — early applications are often reviewed first.
Asistent i shitjes 30&40 orë , TEG MALL
hmgroup
Apply for this role ↗

You'll be redirected to hmgroup's official application page on SmartRecruiters.